Loading…

Aksident me fatalitet në Runikë: Vdes 41 vjeçari, Faik Imeraj

  • 18/01/2020 | 15:25

Aksident me fatalitet në Runikë: Vdes 41 vjeçari, Faik Imeraj

Mbrëmë në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Runikë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një 41 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra, transmeton Gazeta Metro.


Rastin për Metron e ka konfirmuar Avni Zahiti, i cili është Zyrtar për Informim në Policinë e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku janë përfshirë dy automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe tre pasagjeret. Ndërsa sot në ora 03:18 të datës 18 janar 2020, nga QKUK është raportuar se i lënduari viktima F .I., 41 vjeçar, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.

Lidhur me akisdentin ka reaguar sot edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ku edhe e ka bërë të ditur emrin e personit që ka vdekur në këtë aksident.

“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëlllime të thella familjes së të ndjerit Faik Imeraj nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik”, thuhet në njoftimin e Jasharit.

Ai gjithashtu ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e veturave, e sidomos kur në këtë kohë rruga është me ngrica dhe mjegull. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë