Loading…

Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Vetura me shpejtësi të madhe futet në restorant

  • 18/01/2020 | 14:52

Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Vetura me shpejtësi të madhe futet në restorant

Janë publikuar pamjet e një aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur javë më parë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, transmeton Gazeta Metro.


Në magjistralen Prishtinë-Ferizja në orët e para të mëngjesit, një veturë ka pësuar vetaksident të tmerrshëm, ku janë lënduar tre persona.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur me 2 janar të këtij viti rreth orës tre të mëngjesit.

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 02.01.2020 – 03:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte automjetin e tij ka pësuar aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar në QKUK, ku pas trajtim mjekësor dy janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Metro ka siguruar pamje të këtij aksidenti të tmerrshëm, ku shihet se vetura përfundon në një prej restoranteve në këtë rrugë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë