Loading…

Aksident i rëndë në Veternik të Prishtinës

  • 14/01/2020 | 17:44

Aksident i rëndë në Veternik të Prishtinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Veternik të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 16:15, raportohet për të lënduar.

Rastin për Gazetën Metro e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili shtoi se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Rruga Prishtinë-Ferizaj, afër Grand Store, rreth orës 16:15, është raportuar një aksident trafiku me lëndime ku tri automjete ishin të përfshira”, ka thënë Hoxha për Gazetën Metro.

Ai tutje ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet relevante, të cilat janë marrë më pas me rastin. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë