Loading…
AKP’ja do t’i shpenzojë 150 mijë euro për regjistrimin e aseteve
  • 20/04/2019 | 09:14

AKP’ja do t’i shpenzojë 150 mijë euro për regjistrimin e aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka paraparë që t’i shpenzojë hiç më pak se 150 mijë euro për tenderin “Regjistrimi i aseteve – dokumentimi vizual i aseteve nën administrim të Agjencisë”. Operatorët ekonomikë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit gjatë tre vjetëve të fundit duhet të kenë qarkullim prej 300 mijë eurove.


Një shumë e konsiderueshme e mjeteve do të shpenzohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për regjistrimin e aseteve. Në platformën elektronike të Prokurimit Publik shihet se për këtë qëllim AKP-ja ka paraparë që të shpenzojë hiç më pak se 150 mijë euro.

Në njoftimin e publikuar thuhet se tenderi në fjalë po zhvillohet për të evidentuar gjendjen e saktë të aseteve, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Me qëllim të krijimit të një pasqyre sa më të qartë të gjendjes së aseteve të pashitura që janë nën administrim të Agjencisë deri më tani janë shfrytëzuar fotografi të rastit të bëra gjatë procesit të përgatitjes së aseteve për shitje dhe ortofotot, fotografi të nxjerra nga gjeoportali.

Prandaj nevojitet të sigurohet një ofrues i shërbimeve, i cili do të ofrojë xhirime që janë të zhvilluara me kamerë profesionale, me dron dhe dokumentimin fotografik të të gjitha aseteve të përzgjedhura nga Agjencia”, thuhet në njoftimin e publikuar në platformën online të Prokurimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë