Loading…

Akademia suedeze mbron vendimin për Nobel ndaj Peter Handkes

  • 17/10/2019 | 23:27

Akademia suedeze mbron vendimin për Nobel ndaj Peter Handkes

Akademia Suedeze ka mbrojtur vendimin e saj për çmimin Nobel të dhënë për letërsinë 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke. Sipas kësaj akademie, Handke kishte bërë komente provokuese, por nuk e ka mbështetur gjakderdhjen, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka thënë drejtori i Akademisë Suedeze, Mats Malm i cili tha se Handke kishte bërë komente provokuese dhe nuk e ka mbështetur gjakderdhjen.

“Zoti Handke kishte bërë komente provokuese, të papërshtatshme e të paqarta. Por, akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë ose ndaj respektimit të barazisë së të gjithë njerëzve”, ka thënë Malm.

Vendimi për t’i dhënë Hankes këtë çmim është pritur me kritika, për të cilin janë bërë edhe thirrje që academia të anulojë vendimin e shpallur një javë më parë.

Peter Handke ishte mbështetësi i udhëheqësve serbë të Bosnjës, Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, të cilët u dënuan për gjenocid si dhe vrasje të më shumë se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në Srebrenicë.

Ai gjithashtu mori pjesë edhe në funeralin e udhëheqësin serb, Slobodan Milosevic, i cili kishte një rol të madh në krimet e luftërave në Ballkan, në vitet 1990. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë