Loading…

Ahmeti i përgjigjet Zybës: S’kam synim azil në asnjë shtet, dhe s’ta kam frikën

  • 09/10/2019 | 21:33

Ahmeti i përgjigjet Zybës: S’kam synim azil në asnjë shtet, dhe s’ta kam frikën

Salih Zyba nga Vetëvendosja ka hedhur fjalë të rënda në drejtim të Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës dhe PSD’së, duke thënë se ai pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve nuk duhet të jetë më as kryetar komune, madje ta lëshoj Kosovën si Xhabir Zharku, mirëpo Ahmeti i është përgjigjur duke i thënë se  s’ka synim azil në asnjë shtet e se s’ia ka frikën, shkruan Gazeta Metro.


Ahmeti i është përgjigjur ish-deputetit të Vetëvendosjes Salih Zyba që të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.

Ky është reagimi i plotë:

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, Zyba me ironi ka thënë se Shpend Ahmeti ka të drejtë ta zgjedh vendin ku do të jetoje sikur Xhabir Zharku.

“I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, ka shkruar Zyba në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë