Loading…
Agim Ademi thotë se u takua me zyrtarë të UEFA’s: Në foto shihet vetëm me Eroll Salihun
  • 11/07/2019 | 18:51

Agim Ademi thotë se u takua me zyrtarë të UEFA’s: Në foto shihet vetëm me Eroll Salihun

Ani pse u dënua me 9 muaj burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, numri një i FFK’së, Agim Ademi po vazhdon punën e tij në krye të Federatës, madje ai sot ka qëndruar në selinë e UEFA’së duke deklaruar se po merr përkrahje të madhe për projektet e reja që do t’i vinë Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Asnjë njoftim nga faqja zyrtare e UEFA’së, asnjë lajm nga ndonjë takim me FFK’në nuk rezulton në faqen e tyre zyrtare, mirëpo Agim Ademi thotë se ka pasur takime pune me zyrtarë të UEFA’s.

Madje lajmin e ka lëshuar faqja zyrtare e FFK’së, ku thotë se takimi po zhvillohet me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakovic.

Por, krejt çfarë shihet nga ky ‘takim’ siç quhet në njoftimin e FFK’së, në foto shihen vet kryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Maja e kësaj komunikate të FFK’së është kur thuhet se UEFA përkrah Agim Ademin në rastin e fundit ku Gjykata Themelore e ka dënuar me 9 muaj burgim, gjithnjë sipas kësaj komunikate UEFA po pret vendimin finale të drejtësisë kosovare.

“Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit”, thuhet në komunikatën e FFK’së.

Kujtojmë se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej.

Por, pavarësisht këtij dënimi me burgim, Ademi megjithatë nuk do të dorëhiqet nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit pasi e konsideron këtë vendim si të padrejtë dhe të pabazë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë