Loading…

AAK’ja kallëzim penal ndaj Mytaher Haskukës: Bëhet fjalë për 50 mijë euro

  • 14/01/2020 | 16:36

AAK’ja kallëzim penal ndaj Mytaher Haskukës: Bëhet fjalë për 50 mijë euro

Kërkesa për rregullimin e megjave (kufijve) nga pronari i një biznesi në komunën e Prizreni që ka rezultuar me këmbimin e një prone komunale me pronën private është bërë bazë për një kallëzim penal që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë ndaj Mytaher Haskukës dhe katër zyrtarëve të komunës së Prizrenit. AAK-ja pretendon se nga këmbimi i pronës komunale me atë private të biznesmenit të kompanisë “Euro Centere”, Haskuka dhe katër zyrtarët i kanë shkaktuar komunës dëm 50 mijë euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, katër zyrtarëve të komunës së Prizrenit.

Sipas kallëzimit të AAK, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, Mytaher Haskuka, Osman Hajdari Drejtor i Administratës, Fatmir Memaj, drejtor i Urbanizmit dhe planifikimit, Arben Krasniqi udhëheqës i zyres ligjore dhe Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor i komunës, kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Haskuka e katër zyrtarët komunal dyshohet se i kanë shkaktuar dëm komunës në shumën prej 50 mijë eurove, pasi sipas AAK-së ata kanë lejuar këmbimin e pronës komunale me pronë private, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare është bërë pasi dyshimeve se këta zyrtarë nga viti 2018 deri në vitin 2019 duke e shfrytëzuar pozitën e tyre i kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër duke i shkaktuar dëm komunës komunës së Prizrenit në atë mënyrë që në procedurën gjyqësore në bashkëveprim kanë lejuar këmbimin e pronës që është pronë e komunës së Prizrenit, ashtu që një pjesë e ngastrës kadastrale 3034/4 pronë e komunës e kanë këmbyer me pronën e regjistruar si njësi kadastrale numër 3038 pronë e ndërmarrjes “Euro Center”, kjo në kundërshtim me ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës”, thuhet në kallëzimin penal.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se me propozimin e Vitmr Jemini nga Prizreni, pronar i kompanisë “Euro Centere” është iniciuar procedure gjyqësore. Ndërsa në propozimin është kërkuar që të rivendosen dhe rregullohen megjet (kufijt) në mes ngastrave kadastrale me numër 3038, pronë e propozuesit dhe të parcelës numër 3036/4 pronë e komunës.

Sipas kallëzimit penal proceduara ka përfunduar me aktvendim, ndërsa sipas AAK-së në këtë procedurë përfaqësuesi i komunës nuk ka bërë vërejtje e as që e ka ushtruar të drejtën e ankesës duke lejuar që aktvendimi të marrë formën e prerë.

“Nga përmbajtja që ka aktvendimi dhe nga mënyra se si është rregulluar kjo procedurë nuk kemi të bëjmë me përtëritje dhe rregullim por me këmbim të pronës çka mund të vërtetohet nga skica e hartuar nga eksperti i gjeodezisë”, thuhet nw kallwzim penal.

Sipas ligjit për procedurë jokontestimore rregullimi i megjave është definuar “në procedurën e rregullimit të megjave )kufijve të tokave) gjykata e rregullon megjën ndërmjet palujtshmërive fqinj kur shenjat e megjave janë asgjësuar, dëmtuar ose lëvizuar.

“Në rastin e paraqitur nuk kanë qenë të asgjësuar megjet, kufijt janë ditur cka vërtetohet nga skicat e terrenit por në këtë rast është bërë ndërrimi i siperfaqeve duke kaluar nga njëra pronë duke I bashkangjitur pronës tjetër kjo në interes të propozuaresit (duke e bërë të papërdorshme pronën e komunës ndërsa është favorizuar propozuesi sepse prona e komunës që i është dhënë propozuesit është rreth rrugës dhe ka vlerë shumëfish më të lartë se sa prona që e ka marrë komuna)”, thuhet më tej në kallëzimin penal.

Mytaher Haskuka, dhe katër zyrtarët e tjetër komunal sipas AAK-së të vetëdijshëm për pasojat e duke vepruar në kundërshtim me ligjin kanë lejuar këmbimin e pronës kounale me pronën e prinit fizik pa analizë paraprake, pa raport të vlerësimit pa qenë interes i komunës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë