Loading…
A po bjen Prizreni: LDK paralajmëron bojkot në këtë komunë
  • 15/04/2019 | 18:20

A po bjen Prizreni: LDK paralajmëron bojkot në këtë komunë

Partneri më i madh i VV-së në komunën e Prizrenit, LDK-ja, ka paralajmëruar bojkot të seancave të Kuvendit Komunal, transmeton Gazeta Metro.

A do të jetë ky fundi i koalicionit në Prizren, apo VV do të ketë mundësi të krijoi koalicione të reja, për të dalur nga kjo krizë e koalicionit qeverisës në Prizren.

LDK-ja nuk mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të KK-së, që me pas u shty për mungesë kuorumi, pasi atë e braktisi edhe opozita (PDK-AAK-NDS).

Kuvendarët e LDK-së kanë qenë të pranishëm në ndërtesën e KK-së, por nuk kanë hyrë në sallën e mbledhjeve.

Kjo tregon për thellimin e krizës në koalicionin qeverisës Vetëvendosje-LDK-Nisma dhe partitë e minoriteteve.

Fillimisht mospjesëmarrjen në seancë të jashtëzakonshme e paralajmëroi kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxha.

“LDK nuk merr pjesë në Seancën e Jashtëzakonshme te thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka deri sa të konkretizon të gjitha marrëveshjet paraprake për një“Bashkqeverisje te mirfillte “, ka shkruar ai.

Më pas Hoxha ka konfirmuar për portalin “GazetaePrizrenit.net” se kështu do të veprohet edhe për seancat tjera.

Ndërkohë, pak më parë, edhe shefi i grupit të LDK-së, Haziz Hodaj në profilin e tij të facebookut ka shkruar lidhur me këtë.

“Asnjëherë nuk i kemi bërë obstruksione vendimeve në interes të Komunës, pavarësisht pozitës që kemi pasë në Kuvend, e as nuk do t’i bëjmë asnjëherë, por le ta harrojë sejcili që ne do të jemi patericë e çdo kujt e aq më tepër e atyre që kanë tendencë të kapin çdo gjë që u vie për dore. Kapjes duhet t’i vijë fundi se u bëmë qepaze o njerëz!”, ka shkruar ai. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë