Loading…
A është i gatshëm Messi për Manchester United? Valverde tregon gjendjen e tij
  • 15/04/2019 | 18:18

A është i gatshëm Messi për Manchester United? Valverde tregon gjendjen e tij

Lojtari kryesor i Barcelonës, Lionel Messi, është i gatshëm për ndeshjen e madhe që e pret Barcelonën ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Në konferencën për shtyp të mbajtur sot nga trajneri katalunas, Ernesto Valverde, është konfirmuar se ylli argjentinas është në gjendje perfekte dhe i gatshëm për Manchesterin.

Messi? “Ai është mirë, në formë perfekte. Është në gjendje të mirë dhe gati për nesër” – ka deklaruar Valverde.

Lionel Messi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Manchester Unitedit, kur Chris Smalling e kishte përgjakur pas një ndërhyrje të ashpër.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit zhvillohet nesër(e martë) në “Camp Nou” me fillim prej orës 21:00./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë