Loading…
500 mijë shqiptarë në Deçan: Tubimi më i madh i bërë ndonjëherë
  • 15/05/2019 | 17:22

500 mijë shqiptarë në Deçan: Tubimi më i madh i bërë ndonjëherë

Foto ilustruese

Protestat e tubimet e ndryshme mbledhin shumë persona për të kritikuar apo për të përkrahur diçka. Tubimi më i madh në historinë shqiptare është ai për pajtimin e gjaqeve me 500 mijë persona, shkruan Gazeta Metro.


Më 1 maj 1990, në vendin e quajtur “Varret e Llukës” në komunën e Deçanit, u mblodhën më shumë se gjysmë milion shqiptarë në përkrahje të lëvizjes, e u falën shumë gjaqe.

Fushata për pajtimin e gjaqeve ishte njëra nga nismat patriotike, në krye me Anton Çettën. Kjo fushatë rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.

Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat kur vetëdija kombëtare ishte në nivelin më të lartë.

Fushata e pajtimit të gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë