Loading…
360 kilometra në orë: Ky është treni më i shpejtë në botë |PAMJE
  • 13/05/2019 | 15:17

360 kilometra në orë: Ky është treni më i shpejtë në botë |PAMJE

Treni Alfa-X,  pritet të lansohet më 2030-ën mund ta arrijë shpejtësinë deri në 360 kilometra në orë dhe përmban dhjetë vagonë, trasnmton Gazeta Metro.


Alfa-X ka ngjyrë gri dhe “hundën” e gjatë rreth 22 metra. Ky tren, po ashtu, nga sot do të testohet në një periudhë trevjeçare ndërsa shteti po përgatitet që të zgjerojë rrjetin e “trenave plumb” (“Bullet Train”).

Alfa-X është i pajisur me një mori teknologjish të tjera, ka frenim ajror dhe frenim konvencional në çati i kontrolluar nga pllakat magnetike pranë shinave, përcjell Koha.net. Po ashtu, amortizatorët me ajër do të përdoren për të mbajtur trenin të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.

Treni Alfa-X, vjen me disa veçori të tjera që e bëjnë më pak të ndjeshëm ndaj tërmeteve ndërsa “hunda” e tij është e dizajnuar që të reduktojë zhurmën dhe presionin në shpejtësitë ekstreme dhe e bën trenin më të sigurt brenda tuneleve.

Aktualisht, trenat më të shpejtë në botë arrijnë shpejtësinë prej 320 km/h – po ashtu në Japoni, si dhe në Francë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë