Loading…

205 raste me koronavirus në Kosovë: Shërohen 61 persona

  • 10/07/2020 | 23:18

205 raste me koronavirus në Kosovë: Shërohen 61 persona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë regjistruar 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë, derisa 61 persona janë shëruar, shkruan Gazeta Metro. 


Sot më 10 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Më poshtë njoftimi nga IKSHPK. /gazetametro.net

61 TË SHËRUAR DHE 205 RASTE ME COVID-19!Sot më 10 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, 10 July 2020

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë