Loading…

​Rritet shkalla e papunësisë në eurozonë

  • 03/06/2020 | 22:23

​Rritet shkalla e papunësisë në eurozonë

Shkalla e papunësisë në eurozonë u rrit në 7.3 për qind në prill nga 7.1 për qind në mars, për shkak të bllokadës së aktiviteteve të biznesit të shkaktuara nga pandemia.

Shkalla e papunësisë në BE gjithashtu u rrit në 6.6 për qind në prill nga 6.4 për qind në mars, sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Eurostat.

Sipas statistikave evropiane, në BE gjatë prillit kishte rreth 14.08 milion gra dhe burra të papunë, nga të cilët pothuajse 11,92 milionë ishin në eurozonë.

Në krahasim me marsin 2020, numri i të papunëve në BE u rrit me 397,000 njerëz, dhe në Eurozonë me 211,000. Të dhënat tregojnë se humbjet e vendeve të punës goditi më së shumti të rinjtë, pasi shkalla e papunësisë nën moshën 25-vjeç në eurozonë u rrit në 15.8 për qind në prill nga 15.1 për qind muajin e kaluar.

Në BE, papunësia e të rinjve gjithashtu u rrit në prill në 15.4 për qind nga niveli i marsit prej 14.6 për qind.

Papunësia e të rinjve është veçanërisht e mprehtë në disa vende të zonës së euros. Për shembull, në Spanjë arriti në 33.2 për qind në prill, në Itali ishte 20.3 dhe në Francë 21.8 për qind.

Të dhënat për Greqinë nuk u publikuan për mars ose prill, por me siguri do të jenë edhe më të këqija, duke pasur parasysh që shkalla e papunësisë në vend ishte 35.6 për qind në shkurt.

Edhe në Suedi, e cila nuk vendosi masa të rrepta për të ndaluar lëvizjen për shkak të pandemisë, shkalla e papunësisë së të rinjve arriti në 24.4 për qind në prill.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, lëshoi të dhënat e papunësisë në maj më herët sot, sipas së cilës norma u rrit në 6.1 për qind muajin e kaluar nga 5.8 për qind në prill, transmeton KosovaPress.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë