Loading…

​OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

  • 01/06/2020 | 15:26

​OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

Oda e Afarizmit të Kosovës ka pranuar me shqetësim vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për vendosjen e tarifës për dezinfektim të mjeteve në hyrje të Kosovës dhe kërkon heqjen e saj të menjëhershme ose që kostoja e saj të mbulohet nga shteti.


Bizneset anëtare të sektorit të transportit kanë shprehur shqetësim lidhur me vendimin e MPBAP, i cili nga data 01.60.2020, obligon këto biznese që të paguajnë tarifa shtesë për kamionët që hyjnë në Kosovë.

Sipas këtij vendimi, kërkohet dezinfektimi i të gjitha mjeteve të rënda që hyjnë në pikat kufitare në territorin e Kosovës si masë mbrojtëse.

Në këtë rast, biznesi i kontraktuar nga ministria ka paraqitur disa tarifa të larta, duke filluar nga 17 euro deri në 22 euro, varësisht nga pesha e mjetit.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të largohen këto tarifa, sepse konsiderohen shumë të larta për bizneset, e sidomos tani duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike që po hasin.

OAK konsideron se tarifën për dezinfektim duhet ta merr përsipër shteti pasi biznesi Kosovës është i mbingarkuar me taksa dhe tatime të ndryshme.

Gjithashtu, sipas këtij vendimi kërkohet dezinfektimi i mjetit në hyrje të Kosovës, ku shumë transportues që qarkullojnë më shumë se një herë brenda ditës në hyrjet e Kosovës do të detyrohen të paguajnë të njëjtën tarifë për secilën hyrje-dalje.

Kuptojmë që ky vendim është bërë për parandalim të përhapjes së COVID19, por duhet të kemi parasysh që këto tarifa po ju vështirësojnë punën bizneseve të cilat kanë pasur rënie financiare, thuhet në fund të komunikatës.

Pa asnjë paralajmërim nga Qeveria, bizneseve iu kërkohen nga 22 euro për dezinfektimi në Vërmicë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë