Loading…

​Lajcak uron Hotin, pret bashkëpunim për dialogun me Serbinë

  • 03/06/2020 | 22:26

​Lajcak uron Hotin, pret bashkëpunim për dialogun me Serbinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajcak, ka uruar sot Avdullah Hotin me rastin e zgjedhjes për kryeministër të ri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Lajcak, vendi i të cilit Sllovakia ende nuk e ka njohur Kosovën, thotë se pret bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e re për dialogun me Serbinë.

“Urime zgjedhja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës. Presim bashkëpunim të ngushtë me të në mbështetje të dialogut me Serbinë, në perspektivën evropiane, për popullin e Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Qeverinë Hoti e kanë përkrahur dhe uruar SHBA’të, Britania e Madhe, Italia dhe disa vende të tjera të botës.

Kujtojmë se Qeveria Hoti u zgjodh sot me 61 vota pro, 1 abstenim dhe 24 kundër.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë