Loading…

​Kadri Veseli tregon se nga mbanë anë tani PDK’ja

  • 03/06/2020 | 22:32

​Kadri Veseli tregon se nga mbanë anë tani PDK’ja

Deputetët e Kuvendit të Kosovë zgjodhën sot Qeverinë e re në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, pro saj votuan partitë e koalicionit AAK, Nisma-AKR dhe minoritetet, por kundër doli PDK’ja duke votuar e VV’ja duke mos marrë fare pjesë në seancë, shkruan Gazeta Metro.


Nga ana tjetër Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur qëndrimin e kreut të saj pas formimit të Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK’së.

Pasi Lëvizja Vetëvendosje doli në opozitë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar se ‘me cilën parti do të bëhen në të ardhmen’.

“Nuk jemi me VV-në. As nuk do të jemi me LDK-në. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet”, ka thënë Kadri Veseli në një status të publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria Hoti u zgjodh sot me 61 vota pro, 1 abstenim dhe 24 kundër.

Ndryshe, PDK nuk ka votuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë Hoti duke mbajtur premtimet e dhëna më herët për një gjë të tillë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë