Loading…
Shpërthim në Shkodër: Pamjet e para ku të plagosurit dërgohen në spital
  • 13/01/2018 | 11:35

...

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e sotme. Tre persona mbeten të plagosur dhe janë transportuar në spital, mes tyre edhe një grua siç shihet në pamjet më poshtë.


Ende nuk dihet se kush ishte objektivi i këtij atentati, pasi shpërthimi ka ndodhur në një zonë tejet të populluar që njihet si zona e tregut.

Nga pamjet duket se janë dëmtuar disa biznese por edhe një automjet fuoristradë.

Policia thotë se shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 10:39 në lagjen Rus të Shkodrës.

Lënda shpërthyese është vendosur përpara një objekti dykatësh ku ka disa dyqane, ndërsa në katin e parë është e vendosur zyra e shoqatës serbo- malaze.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë