Loading…
Prokuroria ua cakton masën dy hakerëve kosovarë që akuzohen nga Amerika
  • 09/02/2018 | 16:59

...

Prokuroria e Shtetit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy hakerëve nga Kosova, të cilët akuzohen edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës, pasi që ishin kërkuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, shkruan REL.

Dy qytetarët e Kosovës janë në mesin e 36 personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për përfshirje në skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit.

Nga ky krim kibernetik, është vlerësuar se janë shkaktuar dëme që kalojnë vlerën prej 530 milionë dollarëve amerikanë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e dy kosovarëve të akuzuar nga Amerika

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë