Loading…
Politikanë të liberalizuar, qytetarë të izoluar
  • 13/01/2018 | 08:26

...

Derisa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të presin dyerve të ambasadave të shteteve të Bashkimit Evropian (BE) për t’u pajisur me vizë schengen, kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë, me të cilat mund të lëvizin lirshëm në Evropë.


Haradinaj nuk është politikani i vetëm kosovar që është pajisur me pasaportë shqiptare.

Pasaporta të tilla posedojnë edhe shumë deputetë nga radhët e pozitës dhe të opozitës.

Haradinaj ka deklaruar dje se këtë pasaportë nuk do ta shfrytëzojë për të udhëtuar në BE, por e ka pranuar si nder që i është bërë nga Shqipëria.

“Vendimi për shtetësi të Shqipërisë është bërë me dekret të presidentit Nishani. Nuk do ta përdori për udhëtime pasaportën shqiptare sepse e kam pasaportën diplomatike. Shqetësimet e qytetarëve janë të arsyeshme sepse jemi të izoluar. Edhe unë e kam shqetësim këtë. Jemi duke bërë punë për të mundësuar liberalizimin e vizave, e cila është e lidhur me demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj, shkruan tutje “Zëri”.

Haradinaj ka përsëritur se nuk do të heqë dorë nga kundërshtimi i versionit aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit, i cili është kushti themelor i BE-së për liberalizimin e vizave, pasi tha se nuk do t’i fitojë vizat duke humbur territor.

Kryeministri me gruan fitojnë lirinë e lëvizjes, qytetarët të izoluar

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë