Loading…
Matoshi: Ahmeti dëshmoi mos guxim qytetar në lidhje me flamurin
  • 13/02/2018 | 22:56

...

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka folur lidhur me zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës.


Matoshi në “Click” të RTV21 tha se me të gjitha hapësira publike të komunës së Prishtinës, menaxhon kryetari i komunës së Prishtinës dhe se qeveria e Kosovës nuk ka lidhje me hapësira publike përpos objekteve ku janë të vendosura institucionet e shtetit.

“Ka qenë ikje nga përgjegjësia e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti apo një mos guximi qytetar”, tha Matoshi duke folur për vendosjen e flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës.

“Kur është vendosë ai flamur (kombëtar) nuk është vet kërkush, tash po vetet, hiqet, zëvendësohet, mirëpo prej tash e tutje flamuri i Kosovës do të qëndroj aty dhe nuk do të preket”, tha këshilltari politik i kryeministrit.

Para pak minutash në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë