Loading…
Haradinaj flet për rrahjen në stilin gangster të drejtorit të Valës
  • 12/01/2018 | 16:41

...

Qeveria e Kosovës, deri të premtën asnjë fjalë nuk e ka thënë lidhur me rrahjen, që dy zyrtarë të lartë të policisë ja kishin bërë në publik, drejtorit të Telekomit Agron Mustafa.  


Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, është pyetur nga gazetarët për këtë dhe ka thënë se nuk është që nuk është interesuar për këtë, por më shumë preferon që të punojë, qoftë edhe në këtë rast se sa të dalë vetëm me deklarata ku do të dënonte veprime të tilla, shkruan gazetametro.net.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse janë duke punuar për të zbardhur rastin se çfarë ka ndodhur tamam aty, dhe me kohë do të informohet edhe opinioni.

Sipas tij, edhe ky rast, tregon se në Kosovë kanë degjeneruar shumë institucione, dhe kjo reflekton gjendjen jo të mirë në vend.

Agron Mustafa, ishte rrahur nga dy policë civilë në rrugë në qendër të Prishtinës, në stilin e gangsterëve.

Në fillim policët kishin paraqitur vetën si viktima, duke thënë se ishin sulmuar nga Mustafa. Por më vonë pas publikimit të videove, ishte vërtetuar krejtësisht e kundërta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë