Loading…
Flamuri shtetëror nuk vendoset sot Te Rrethi
  • 13/02/2018 | 16:18

...

Ishte paralajmëruar se flamuri i Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar I cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Por as sot flamuri shtetëror nuk u vendos. Kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë ndërsa këta të fundit e hedhin topin tek këshilli organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri ka thënë se kjo është punë e Këshillit Organizativ që i bie se janë nga presidenca.

E këta të fundit njoftojnë se kjo nuk është punë e tyre por e Qeverisë, konkretisht e Protokollit shtetëror.

Askush nga MPJ nuk e ka pasur idenë se kur do të vendoset flamuri shtetëror.

Mos vendosja e flamurit ka shkaktuar polemika në media, shoqëri civile por edhe parti politike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë