Loading…
Detaje mbi jetën e ushtarit amerikan që vdiq në Kosovë
  • 11/01/2018 | 09:32

...

21 vjeçari amerikan Robert W. Jones ka vdekur në kampin e Bondsteel në Ferizaj teksa po shërbente si pjesë e ushtrisë amerkanë në Kosovë. Ai vdiq në ditën kur kishte ditëlindjen dhe vdekja e tij ende mbetet nën hetime, pa asnjë konfirmim zyrtar për shkakun që i mori jetën të riut, shkruan Gazeta Metro.


“Ai ishte me të vërtetë një djalosh i mirë që gjithmonë e ka dashur ushtrinë”, thotë njëri nga ish-mësuesit e tij, sipas raportit të fundit nga mediat ndërkombëtare lidhur me këtë tragjedi.

Jones që ka shërbyer në Kosovë si pjesë e trupave të NATO-s, ishte martuar para 2 vitesh me dashurinë e tij nga gjimnazi, e cila së fundi po jetonte në Gjermani, që të ishte më afër Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Ai i donte shumë qentë dhe në Kosovë shërbente si trajnues qeni për ushtrinë.

Familjarët e përshkruajnë si të dashur dhe njeri që u rrit në familje të madhe dhe të dashur.

Vdes një ushtar amerikan gjatë misionit në Kosovë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë